DSC_0498

Shoqëria REAL AB shpk është një shoqëri tërësisht private e formës ligjore shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e krijuar në vitin 1994. Fillimisht aktiviteti kryesor i kompanisë ka qënë prodhimi i produkteve të përpunimit të duralumineve. Me kalimin e viteve, me mjetet financiare të vetë firmës, kreu investime të ndryshme për blerjen e makinerive e paisjeve për prodhimin e produkteve metalike prej llamarine të zezë e të zinkuar. Sot ajo është e përqëndruar kryesisht në prodhimin dhe tregëtimin  e tubave dhe profileve prej xingato dhe celiku, prodhimin e llamarinave të zeza dhe zingato të prerë në dimensione të ndryshme, llamarinave trapezoidale si dhe aksesorëve të zinguar të formave e dimensioneve të ndryshme.